CREATING YOUR SPA

Filozofia jonë një spa me shpirt

Filozofia jonë është krijimi i një SPA plote jetë frymëzuar nga hapësira unike e saj. Identifikimi i elementëve kyc luan një rol shumë të rëndësishëm në procesin kreativ. Në bazë të trendeve të industrisë, historisë dhe kulturës së vendit/ tregut, karakteristikave të hotelit (ambientit) si dhe pritshmërive të klientit përfundimtar, Azur Group koncepton dhe dizenjon SPA financiarisht dhe komercialisht të qëndrueshme. 

Dizenjimi është tepër i rëndësishëm në krijimin e eksperiencës së klientit dhe adreson zgjedhjen e materialeve të jashtme, tranzicionin në ambientet e brendshme, përdorimin optimal të ngjyrave dhe teksturave. Një dizenjim efektiv është ai që i ofron klientit komfort dhe qetësi në çdo cep të spa-s. është pikënisja e një udhëtimi të paharrueshëm, të dëshirueshëm dhe relaksues në ambiente që krijojnë një gjendje shpirterore spirituale.

Objekivat

Si konsulentë, detyra jonë është si fillim të ndihmojmë klientin të definoj objektiva dhe prioritete të qarta dhe të arritshme. Këto pika diskutohen në takimet e para për të kuptuar më mirë idenë apo targetat e investitorit. Më pas Azur Group bën analizën e tregut për detaje të vendodhjes, karakteristikava të pronës, buxhetit, për të propozuatr mundësi të ndryshme dizenjimi dhe konceptimi në bashkëpunim me grupin tonë të arkitektëve.  

Krijimi i një hapësire ndryshe që përcjell emocion 

Hapësirat e dedikuara për shërbime të caktuara mundësojnë operim efektiv të përditshëm për të krijuar një përvojë unike ndaj klientit.  

Recepsioni është zona e parë e kontaktit me klientit, zonë e cila duhet të përfaqesoj më së miri jo vetëm idenë e SPA por dhe ndjesinë e relaksit, qetësisë dhe përvojën pozitive të saj. 

Dhomat e Trajtimeve duhet të ofrojnë një mjedis të ngrohtë, të qetë e komfort për të ndihmuar klientin të largoj streset e ngarkesat e përditshme, por gjithashtu të lidhet me funksionalitetin apo shërbimet që do të kryhen në atë ambient.  

Zona e Bukurisë duhet të dizenjohet si një ambient më vital që fton klientët të shijojnë një përvojë relaksuese dhe frymëzuese. 

Në tërësi, së bashku me konceptimin e shërbimeve të personalizuar, një dizajn i tillë siguron një përvojë të paharrueshme që klientet do të duan ta përsërisin.