Equipment and facilities

Përzgjedhje e brand ekselente perfeksionuar me përvoje.

Ju mund të krijoni një Spa  tërësisht të re, ose të rinovoni dhe të përmirësoni objektin tuaj ekzistues; në të dyja rastet, zgjedhja e pajisjeve dhe elementëve të interiorit është një hap i rëndësishëm, si dhe i vështirë e i kushtueshëm për t’u kthyer prapa! Duke marrë parasysh diversitetin e prodhuesëve në tregun global të sotëm, procesi i kërkimit dhe shqyrtimit ështe teper impenjativ dhe merr kohë.

Zgjedhja jonë e partnerëve bazohet në inovacionet e tyre, unicitetin, cilësinë e lartë, mbështetjen teknike dhe aftësinë për të krijuar koncepte të jashtëzakonshme dhe të personalizuara. Kjo na mundëson të krijojmë përvoja të paharrueshme, unike dhe me rezultate për klientët tanë që përmbushin misionin tonë.

Në këtë mënyrë, Azur Group tregon mbështetje të vlefshme: duke njohur tregun dhe industrinë, duke patur një imazh të qartë për markat më të besueshme, rangjet e çmimeve, funksionalitetin dhe mbi të gjitha vlerën e investimit.  

Ne do t’ju këshillojmë për karakteristikat optimale dhe do t’ju ndihmojmë të gjeni pajisjet, elementet, facilitetet dhe mobiljet që përshtaten më se miri me konceptin tuaj të Spa-s, dizajnin, nevojat operative, hapsiren ne dispozicion dhe buxhetin.


Starpool është kompani lider në industrinë e mirëqenies, me dekada përvojë dhe ekspertizë. Me një angazhim për inovacion dhe ekselecë, Starpool ka qenë në krye të prezantimit të koncepteve të fundit të mirëqenies dhe sistemeve Spa unike lidhur ngushtë me teknologjinë. Nga objektet luksoze deri te pajisjet e përparuara, përkushtimi i Starpool për cilësinë eshte primar në çdo aspekt të punës së tyre.

Galeria e produkteve

Beach Pool është kompani prestigjoze që ndërthur inovacionin dhe kreativitetin në fushën e dizajnit të pishinave që imitojnë pamjen e plazhit apo detit. Me një pasion për të shtyrë kufijtë dhe për të riformuluar luksin, Beach Pool ka krijuar mjedise të personalizuara dhe të mahnitshme që përfaqësojnë elegancën dhe relaksin. Përkushtimi i tyre për cilësinë dhe punën artizanale krijon një vepër arti, dizajni dhe funksionaliteti.

Galeria e produkteve

WAW Collection është simbol i stilit dhe sofistikimit në botën e dizajnit të llampave dhe aksesorëve që përcojnë emocion. Me një histori të pasur craftmenship-i dhe kreativiteti, ëaë Collection përqafon formën dhe funksionin në një mënyrë të përsosur në secilin element. 

Galeria e produkteve

Gamma Bross është lider në industrinë e mobiljeve të salloneve. Me një trashëgimi mjeshtërie që shtrihet nëpër breza, Gamma Bross ka vendosur standartin për dizajnin dhe pajisjet e salloneve. Vëmendja e tyre ndaj detajeve dhe përkushtimi për cilësinë sigurojnë që çdo objekt që ata prodhojnë të jetë jo vetëm i bukur, por gjithashtu i konceptuar për ti rrezistuar kohës. 

Galeria e produkteve

Kurland është një kompani lider në Industrinë e mirëqenies dhe SPA me më shumë se 50 vjet përvojë. Bazuar në inovacion Kurland ofron dizenjim, planifikim dhe konceptim të sistemeve, objekteve dhe pajisjeve për SPA  të personalizuara. 

Galeria e produkteve

Pietra Nera është shenjë e rafinimit dhe elegancës në botën e mobiljeve të salloneve. Me një fokus në materiale cilësore dhe dizajn bashkëkohor, Pietra Nera krijon mobilje që shprehin sofistikim dhe sharm të përjetshëm. Nga karriget stilistike deri te lavatestet më luksoze dhe inovative, ekselenca e Pietra Nera shkëlqen në cdo produkt që ata prodhojnë.

Galeria e produkteve

Balmain Hair Couture është i vetmi brand luksoz në botë në fushën e kujdesit të flokëve, duke ofruar një gamë të produkteve dhe shërbimeve premium që përshtaten me klientët e sofistikuar. Me një trashëgimi shumëvjecare, Balmain Hair Couture është simbol i elegancës dhe glamour-it.

Galeria e produkteve

Charme D’Orient është një kompani që kombinon luksin me të përditshmen duke krijuar produkte mbresëlënëse për kujdesin e lëkurës specializuar specifikisht në produktet e SPA. Me një përkushtim për ingredientët cilësore dhe traditat e lashta, Charme D’Orient ofron produkte që zbulojnë ndjenjë relaksi dhe rivitalizimi. Nga scrub-et luksoze të trupit deri te vajrat e masazhit të mahnitshëm, përkushtimi i tyre mundëson që çdo produkt të ofrojë një përvojë sensoriale të pa krahasueshme.

Galeria e produkteve

Matis është një emër i njohur në botën e kujdesit të lëkurës, duke ofruar një gamë te gjere dhe inovative të produkteve dhe trajtimeve që përshtaten me çdo lloj lëkure dhe shqetësim. Bazuarr në kerkime shkencore, Matis krijon formula që sjellin rezultate të dukshme dhe promovojnë shëndetin e lëkurës. 

Galeria e produkteve