“There are three responses to a piece of design, Yes, No, and WOW ! WOW is the one to aim for.”
Phase I
DESIGN & REALISATION
Azur Group bazohet në njohuritë e thelluara të ekipit, të kombinuara me përvojën e gjerë në këtë industri, për të ofruar një SPA të organizuar dhe me funksionalitet të optimizuar, me qëllim për të arritur maksimumin e rehatisë dhe ‘SPA experience’.
Qëllim dyfishtë
Me çdo dizenjim SPA, ne sigurojmë një rezultat pozitiv për të dy palët: spa-në dhe vizitorin.
Vizitori bëhet pjesë e një ambienti estetik, ku çdo hapësirë është vitale dhe fal energji qetësuese në saj të balancës së përsosur të teksturave, të materialeve, ngjyrave, tingujve, dritës dhe aromës. Kjo rezulton në një oazis të mrekullueshëm dhe të sofistikuar qetësisë që promovon mirëqënien në të gjitha dimensionet e saj.
Nga ana tjetër, ne prezantojmë zgjidhje financiare dhe komerciale të qëndrueshme duke përshtatur dizajnin për të eliminuar shpenzimet e tepërta, vonesa dhe kosto të panevojshme operacionale.
Shërbimet tona
Faza e Dizenjimit dhe Realizimit mbulon këto shërbime:
- Analizë e përgjithshme e tregut dhe trendeve të industrisë së SPA.
- Analizë specifike e tregut të hotelerisë (përfshirë vendndodhjen dhe konkurrencën).
- Dizajn konceptual i spa-s (përfshirë facilitetet dhe shërbimet).
- Vlerësim i investimit.
- Udhëzime për dizajnin e interierit që përfshin të dhëna specifike për çdo zonë/dhomë.
- Asistencë teknike/konsulencë në planifikimin hapësinor, zhvillimin e skicave dhe vizatimeve të detajuara.
- Ndjekje në terren për mbështetje të ndërtimit në raste nevoje.
Azur Group Partners
Starpool është një kompani lider në fushën e Wellness me një histori të pasur ekselence dhe profesionalizmit që shtrihet në më shumë se tre dekada. Themeluar me një vizion për të riformuluar luksin dhe mirëqenien, Starpool ka shtyrë gjithmonë kufijtë e inovacionit në industrinë e mirëqenies dhe SPA. Nga konceptet pionere të dizajnit deri në krijimin e sistemeve më inovative të paisjeve dhe faciliteteve për SPA, Starpool është afirmuar si një lider global në ‘Wellness solutions’. Me një ekip të dedikuar ekspertësh dhe pasionit për cilësi, Starpool vazhdon të ofrojë eksperienca të pa krahasueshme që promovojnë mirëqenien, relaksimin dhe rijetësimin.
Azur Group dhe Starpool ndajnë një sërë vlerash të përbashkëta dhe mundësojnë krijimin e SPA unike dhe efiksase si dhe rijetësimin e SPA ekzistuese të pasukseshme.
Phase 2
Pre- Opening
Nisni në mënyrën e duhur
Shërbimet tona në lidhje me menaxhimin para hapjes së biznesit janë të rëndësishme për suksesin komercial të çdo Spa dhe për ofrimin e një përvoje të jashtëzakonshme për klientët. Planifikimi efektiv minimizon humbjet, optimizon përdorimin e burimeve, arrin hapjen në kohë, perfeksionon cdo detaj dhe nuk i lë hapsire rastesisë. Plani para hapjes i Azur Group ofron një bazë të fortë për operimin e suksesshëm të një Spa ekskluzive, duke filluar nga krijimi dhe konceptimi i shërbimeve/ trajtimeve, përzgjedhja e produkteve profesionale lider në treg, trajnimi i stafit, deri në asistencën ndaj procedurave operative, rekrutimin dhe sistemet e menaxhimit të stafit.
Shërbimet tona
Për të arritur tre faktorët e mësipërm, ne asistojmë në:
- Programin para hapjes (kronologjia kohore, mënyra dhe aktivitetet)
- Buxhetet e nevojshme
- Konsulencë dhe rekrutim i burimeve njerëzore (stafi dhe menaxheri i spa-s)
- Sisteme shpërblimi dhe vlerësimi për stafin
- Plan marketingu dhe PR
- Dizajni i broshurave dhe materialeve të marketingut
- Plan integrimi me operacionet e hotelit
- Krijimi i trajtimeve autentike, paketa ditore dhe zhvillimi i programeve të mirëqenies
- Krijimi i listes së shërbimeve, strategjia e çmimeve dhe dizajni i udhëtimit të klientit
- Rekomandimi i produkteve
- Procedurat standarde operative
- Vendosja e raporteve të menaxhimit, KPI-t dhe monitorimi i performancës së stafit dhe kënaqësia e klientit
- Menaxhimi final i projektit dhe koordinimi i fazeve përfundimtare on- site dhe nga larg, duke përfshirë:
- Kontrolli perfudimtar i detajeve te spa-s
- Implementimi i të gjitha shërbimeve dhe procedurave
- Përgatitja e vitrinave të shitjes së produkteve apo dekorimeve të SPA
Faktorët kyc
Faktorët kryesor që sigurojnë suksesin e fazës së hapjes janë:
- Një ekip i përkushtuar, i trajnuar profesionalisht, dhe me një kuptim të detajuar të produkteve dhe shërbimeve të spa-s.
- Procese dhe procedura të testuar për të ofruar rezultatet e dëshiruara
- Investimi në mjetet e nevojshme për kryerjen e shërbimeve në përditshmeri është po aq i rëndësishëm sa investimi i pergjithshem i ambjentit të SPA
Phase 3
Management & Operation
Pas hapjes mbresëlënëse të një spa magjike, mbajtja e impresionit fillestar është sfida kryesore. Të kesh një ekip ekspert në menaxhimin e Spa është e rëndësishme në mënyrë absolute, për të siguruar suksesin komercial, financiar dhe rikthimin e investimit. Azur Group ofron ekspertiza në menaxhimin operacional. Strategjitë tona të marketingu janë të përshtatura për ambientet e hoteli. Niveli ynë i asistencës shtrihet nga mbështetja operacionale e Spa-s deri në menaxhimin ditor të Spa-s, në varësi të kushteve të marrëveshjes sonë me klientin. Megjithatë, në çdo rast, shërbimet e menaxhimit të detajuar janë të garantuara.
Sherbimet tona
Në varësi të opsionit të zgjedhur, Azur Group ofron shërbimet vijuese me nivele të ndryshme të përfshirjes:
- Drejtimin dhe monitorimin e menaxherit të Spa-s
- Rishikimi i vazhdueshëm i procedurave dhe politikave operative
- Kontrolli i cilësisë së operacioneve dhe shërbimeve për të mbajtur standarde të larta
- Monitorimi i vazhdueshëm i klientelës
- Zhvillimi i vazhdueshëm i trajtimeve për të përgjigjur ndaj pritshmërive të klientëve dhe trendeve në industrinë
- Përcaktimi i qëllimeve financiare dhe krijimi i buxhetit operacional me rishikime të rregullta
- Kontrolli i buxhetit
- Takimet mujore me Hotelin për rishikimin e performancës financiare
- Planet vepruese dhe planifikimi i zhvillimit ose përmirësimin e spa-s
- Planifikimi dhe implementimi i marketingut dhe PR
- Trajnimi i operatoreve dhe ndërtimi i aftësive menaxheriale
- Menaxhimi i vazhdueshëm i burimeve njerëzore